Prodhuesi i makinave gjermane Volkswagen (VW) ka njoftuar se arriti shitje rekorde vitin e kaluar ose 10.97 milionë automjete.
Shitjet raportohet se u rritën në SHBA, Gjermani dhe Brazil, pasi ra në rajonin e Azisë dhe Paqësorit.
Një vit më parë, shitjet rekord të 10.83 milionë automjeteve u arritën kur VW mori titullin e prodhuesit më të madh në botë nga grupi Renault-Nissan-Mitsubishi dhe Toyota.
Renault-Nissan-Mitsubishi dhe Toyota do të njoftojnë shifrat e shitjeve për vitin 2019 në ditët në vijim.
Toyota vlerësoi shitjet e 10.72 milionë automjeteve në dhjetor 2019, duke i renditur ato pas kompanisë gjermane.
Ishte viti 2008 kur Toyota rrëzoi General Motors, me titullin e prodhuesit më të madh në botë pas më shumë se shtatë dekadash./kp
-
Për tri vjet radhazi, Toyota shpallet prodhuesi me më së shumti shitje në botë
-
Toyota është në rrugën e duhur për të prodhuar 10.4 milionë vetura këtë vit
-
Volkswageni mbylli vitin 2021 si brendi më i suksesshëm në Evropë
-
Toyota është prodhuesi më i madh në botë i veturave, kalon Volkswagenin
-
Toyota godet Volkswagenin, bëhet shitësja më e madh e veturave në vitin 2020