Lamborghini Aventador SV me dy milionë kristale Swarovski Foto: Car Buzz

Lamborghini Aventador SV me dy milionë kristale Swarovski

15 April 2019 09:50

Nëse keni vizituar Londrën, atëherë e dini që në qendër të këtij qytet për vetëm disa minuta mund të shihni shumë modele të Lamborghinit, Ferrarit dhe veturave tjera luksoze.

Për të shprehur veten në një mjedis të tillë, rusja Daria Radionova ka vendosur që Lamborghinin e saj, Aventador SV, ta “vesh” me kristalet Swarovski, transmeton Koha.net. Po ashtu, Radionova i ka “veshur” edhe vetura tjera të saj - Mercedes CLS dhe Lamborghini Huracan me ngjyrë të kuqe.

  • Foto: Car Buzz
  • Foto: Car Buzz
  • Foto: Car Buzz
  • Foto: Car Buzz
  • Foto: Car Buzz
  • Foto: Car Buzz
  • Foto: Car Buzz
  • Foto: Car Buzz
  • Foto: Car Buzz

Për “veshjen” e këtij Aventadori është përkujdesur kompania “Cars in Clocks”, në Londër. Kristalet janë vendosur me dorë dhe i gjithë procesi, siç tregoi Radionova përmes Instagramit, ka zgjatur rreth 1.000 orë.

Ky Aventador SV do të shihet shumë shpesh në rrugët e Londrës, pasi që Radionova në qendër të kryeqytetit anglez ka një sallon për xhaketa.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme