Auto

Njeriu prapa dizajneve radikale të automobilizmit

Në vitin 1971, në panairin “Geneva Motor Show”, vizitorët kishin mundësinë të shihnin një automobil të paparë deri në atë kohë. 

Të gjitha këndet dhe skajet e mprehta e bënë atë të ngjante sikur një majë e përbërë nga guri e i vendosur në rrota. Ishte model agresiv. 

Edhe pse emërtimi “Countach” ishte shprehje e habisë në dialektin e veriut të Italisë. Shpejt, adhuruesit e rinj të automobilave në gjithë botën kishin posterët e “Lamborghini Countach” nëpër muret e dhomave të tyre, me shpresën se një ditë do të mundë të vozisin një të tillë, shkruan sot Koha Ditore.

“Countach”, atëkohë vetëm një prototip, ishte krijuar për të zëvendësuar modelin “Lamborghini Miura”, një automobil me kënde të lakuara dhe me “qerpikë” të zinj përreth dritave në formë të rrumbullakët. 

Ai ende konsiderohet si një prej automobilave më të bukur të krijuar ndonjëherë. Të dy këta automobila, secili ndryshe prej njëri-tjetrit, por që të dy pushtuan botën, ishin dizajnuar nga i njëjti person.

{gallery}

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)