Fiat Automobile (FCA) tërhoqi vullnetarisht 862.560 makina në SHBA si rezultat i një hetimi mbi emetimet e gazrave të dëmshme nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA (EPA).
Tërheqja e automjeteve do të kryhet në disa faza përgjatë gjithë vitit, njoftoi sot agjencia Bloomberg.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutomjetet që do të tërhiqen janë modelet "Jeep", "Dodge", "Crysler" dhe SUV, prodhuar në periudhën 2011-2016, transmeton KosovaPress.
Në janar, FCA ra dakord të paguajë rreth 800 milionë dollarë në emër të gjobave dhe kostove që lidhen me zgjidhjen e kërkesave të paraqitura nga disa shtete të SHBA, pronarët e makinave dhe Departamenti i Drejtësisë, i cili pretendonte se kamionët Fiat dhe SUV automjetet me naftë shkelin rregullat për ajrin e pastër.