Auto

Modifikohet ish-G-Classi i ushtrisë zvicerane

Foto: Motor1

Lorinser Classic është një kompani e cila merret me modifikimin e modeleve të Mercedesit dhe tani ajo prezanton projektin e saj më të ri, G-Class i vitit 1993.

Më saktësisht, fjala është për Puch 230 GE me boshtin e zgjeruar të rrotave dhe 117.000 kilometra të kaluara, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky model në kohën e vet ka shërbyer në ushtrinë zvicerane.

Puch 230 GE është riparuar tërësisht dhe vjen me eksterier me ngjyrë të zezë mat, mbulesën me ngjyrë të kuqe, rrotat pesë-cepësh prej 16-inç me ngjyrë të zezë e me goma “BF Goodrich” për të gjitha terrenet, mbrojtësin e ri të përparmë me drita LED, si dhe ulëset prej lëkure po ashtu me ngjyrë të kuqe.

{gallery}

Nën kofanon e Puch 230 GE gjendet motori benzinë 2.3-litër me katër cilindra e kapacitet prej 85 kW/116 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik prej 4 shpejtësive.

Sa i përket çmimit, Lorinser Classic për këtë Puch 230 GE kërkon 39.500 euro.