Audi ka konfirmuar se do të zbulojë konceptin elektrik e-tron në panairin e veturave në Gjenevë, i cili mbahet gjatë muajin e të ardhshëm.
Zyrtarisht i quajtur Audi Q4 e-tron koncept, është një SUV coupe që përdor platformën elektrike MEB të Volkswagen Group, transmeton Koha.net.
Kjo veturë kur të dalë në shitje, në fund të 2020-ës, do të jetë Audi e parë që përdorë platformën elektrike multimiliarda dollarëshe të VW Group.
Audi me këtë SUV e-tron hynë në garë kundrejt Tesla Model X e Jaguar I-Pace ndërsa Mercedes e BMW ende nuk kanë prezantuar ndonjë version elektrik të kësaj kategorie.
Volkswagen Group nuk ka qartësuar ende madhësinë ekzakte të baterive që kjo platformë ka, por modeli me 48kWh është i aftë të përshkojë 330 kilometra rrugë me një mbushje të vetme, dhe do të jetë opsioni më i lirë i këtij modeli, ndërsa ofrohen edhe versionet për distanca më të largëta si 60kWh e 80 kWh, të cilët mund të përshkojnë mbi 500 kilometra rrugë me një mbushje të vetme.
{gallery}