Auto

Mazda MX-5 shënon 30-vjetorin me edicion të veçantë

Foto: AutoCar

Kompania e njohur japoneze e veturave, Mazda, në panairin e veturave në Chicago ka shënuar 30-vjetorin nga promovimi i gjeneratës së parë të modelit të saj legjendar MX-5, në një edicion të veçantë me eksterier me ngjyrë portokalli.

Ky edicion i veçantë mban emrin Mazda MX-5 30th Anniversary Edition, dhe karakterizohet me set të rrotave “Rays RE40 ZS30” me ngjyrë të zezë, frenat “Brembo” me ngjyrë portokalli, amortizatorët “Bilstein”, etiketën “30th Anniversary”, ulëset sportive “Recaro”, sistemin e zërimit “Bose” me 9 altoparlantë, si dhe detajet ngjyrë portokalli në ulëse, dyer dhe rreth marshit, transmeton Koha.net.

{gallery}

MX-5 30th Anniversary Edition është në dispozicion në version Roadster dhe RF, me motor 2.0-litër me kapacitet prej 181 kuajfuqi (vetëm në Japoni do të ofrohet me motor 1.5-litër). Po ashtu, ky edicion i veçantë do të jetë në seri të kufizuar prej 3,000 njësive ku 500 prej tyre tashmë janë rezervuar për tregun amerikan.

Çmimi për SHBA fillon prej 34,995 dollarë.