Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volkswagen prezanton Passatin e ridizajnuar

Prodhuesi gjerman ka lëshuar fotot dhe detajet teknike të Passat-it të "rifreskuar" për tregun evropian.

Pas versionit amerikan të ridizajnuar, edhe Passat-i evropian është ristilizuar. Volkswagen ka "rifreskuar" të gjitha versionet e këtij modeli - një sedan, një karavan dhe variantin crossover Alltrack, ku ndryshimet kozmetike janë zakonisht të veçuara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Projektuesit ridizajnuan mbrojtësit nga para e pas, grilin nga para e dritat LED ‘matrix’.

Passat-i i ristilizuar do të vazhdojë të ndërtohet në fabrikën Emden në Gjermani, ku ky model është prodhuar që nga viti 1978. Megjithatë, kur gjenerata e re Passat do të shfaqet në vitin 2023, nuk do të jetë më "Made in Germany", pasi prodhimi do të bartet në Republikën Çeke, në fabrikën e Shkoda, në Kvasini.

Volkswagen do të fillojë të marrë porosi për Passat-in e ridizajnuar në maj, së pari në Gjermani dhe dërgesat e para për konsumatorët janë planifikuar për muajin gusht.

{gallery}