Auto

Volkswagen Golf 8 GTI nuk do të ketë version elektrik

Megjithëse plani fillestar i Volkswagenit ishte elektrifikimi i versionit GTI të gjeneratës së re të Golfit, udhëheqësit e gjigantit nga Wolfsburgu hoqën dorë nga kjo ide.

Ish- kreu i Volkswagenit, Matthias Miller, po planifikonte të elektrifikojë Golf 8 GTI, por pasardhësi i tij, Herbert Dies, hodhi poshtë një version të tillë të Grand Tourer Injection.

Kështu, modeli i ri i kompanisë gjermane do të mbërrijë pa një version hibrid, duke mbajtur formulën e provuar - evolucionin përpara revolucionit, transmeton KosovaPress.

Golf 8 GTI do të ketë të njëjtin motor 2.0-litër Turbo TSI si Mk7, por është përforcuar në 252 kuajfuqi në versionin standard dhe deri 286 kuajfuqi mbresëlënëse në variantin GTI TCR.

Sa i përket versioneve të zakonshme, Golf 8 do të jetë në dispozicion në një version hibrid me motor benzinë 1.5-litër TSI dhe dizel 2.0-litër TDI.

Vitin e kaluar Volkswageni njoftoi fillimin e prodhimit të Golfit 8 në qershor të këtij viti, kështu që pritet që premiera zyrtare të mbahet në muajt e ardhshëm.

Versioni GTI mund të paraqitet paralelisht me versionin standard.