Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Lotus e Williams bashkohen për të zhvilluar veturat elektrike

‘Lotus’ e ‘Williams Advanced Engineering’ kanë konfirmuar planet e tyre për “bashkëpunim teknik strategjik” për të ndërtuar veturat elektrike.

Këto dy kompani nuk kanë publikuar ende asgjë më shumë se sa përpjekjet për të punuar së bashku për produktet e ardhshme, por eksperienca e kompanisë “Williams” me teknologjinë e baterive është veçuar si një nga shtyllat kryesore të bashkëpunimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kompania ‘Williams’, e cila është në ekipin Britanik në Formula One, ka vjet që është duke zhvilluar teknologjinë e baterive për të gjitha seritë elektrike të Formula E.

Bashkëpunimi i tyre me prodhuesin e veturave supersportive Lotus, do të thotë se kjo kompani tani do të zhvillojë bateri e teknologji të tjera elektrike vetëm për Lotusin.