Auto

Mercedes CLA i ri së shpejti edhe në version Shooting Brake

Foto: X-Tomi Design

Pas premierës që mbajti së fundmi Mercedes CLA i ri, në panairin CES 2019 në Las Vegas, tani raportohet se në fillim të muajit mars në panairin e veturave në Gjenevë do të debutojë edhe gjenerata e re e këtij modeli në version Shooting Brake.

Edhe CLA i ri Shooting Brake do të ketë platformën MFA2, ku për dallim nga modeli aktual do të ofrojë më shumë hapësirë për pasagjerët në pjesën e pasme, kjo falë edhe zgjatjes së boshtit të rrotave për 30 cm (2.7 metra në tërësi), transmeton Koha.net.

Mercedes CLA Shooting Brake, po ashtu, do të jetë edhe më i gjatë dhe më i gjerë për dallim nga ai aktual, si dhe me rrotat më të gjerë të cilat do të jenë prej 16 deri 19-inç.


Lexoni edhe: 

Debuton zyrtarisht Mercedes CLA i ri, vjen me teknologjitë e fundit [foto]


Pamja më e mundshme e këtij modeli të ri është sikur kjo në fotografi, të cilën e ka ideuar dizajneri i njohur i pavarur X-Tomi Design. Po ashtu, vëmendje të veçantë përsëri do ta tërheqë interieri modern me instrument-tabelën digjitale dhe sistemin për argëtim (infotainment) MBUX (Mercedes-Benz User Experience).

Varësisht nga versioni, CLA i ri Shooting Brake do të jetë në dispozicion me marshe manuale dhe automatike, si dhe me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Gjithashtu, pas Shooting Brake pritet të arrijë edhe versionet AMG – të tilla si CLA 35 me motor 2.0-litër Turbo me kapacitet prej 306 kuajfuqi dhe CLA 45 me motor 2.0-litër Turbo me 387 dhe 421 kuajfuqi.