Së shpejti arrin McLaren 600LT në version Spider

Së shpejti arrin McLaren 600LT në version Spider

09 January 2019 19:41

Kompania e njohur britanike e veturave sportive, McLaren, më 12 korrik të vitit të kaluar në ngjarjen “Goodwood Festival of Speed” ka prezantuar modelin me emrin 600LT (Long Tail), në version Coupe, ndërsa gjatë javës së ardhshme do ta mbajë premierën versioni Spider.

Ashtu sikurse Coupe, edhe 600LT Spider, ndër të tjera, do të vijë me dizajn të ri të eksterierit, mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler) më të madh, mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer) më të madh si dhe mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler), shkruan Motoring.com.au.

600LT Spider do të ketë motor 3.8-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 600 kuajfuqi, do të ketë peshë më shumë sesa Coupe (i cili peshon 1,247 kilogramë), si dhe do të ketë performancë pothuajse të ngjashme me atë të versionit Coupe, transmeton Koha.net. Kujtojmë se shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë, McLaren 600LT Coupe e arrin për 2,9 sekonda, deri në 200 km/h për 8,2 sekonda dhe atë maksimale deri në 328 km/h.

Pjesë e paketës do të jetë edhe mbrojtësit anësor të përparmë nga fibra të karbonit, gomat Pirelli P Zero Trofeo R, amortizatorët e rinj, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, interieri më i vogël, ulëset për gara nga fibra të karbonit, lëkurë Alcantara në interier.

Sa i përket çmimit, McLaren 600LT Spider pritet të jetë më i shtrenjtë se Coupe, i cili në tregun britanik kushton 185,500 funte, ndërsa kompania do ta prodhojë këtë model vetëm 12 muaj.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme