Project Kahn e fillon vitin 2019 me Range Roverin e ri

Project Kahn e fillon vitin 2019 me Range Roverin e ri

05 January 2019 20:14

Kompania e njohur britanike, Project Kahn, si projektin e parë për vitin 2019 e prezanton këtë Range Rover të modifikuar, i cili zyrtarisht quhet “Project Kahn Range Rover 5.0 Supercharged Autobiography edition”.

Dizajneri Afzal Kahn për këtë SUV luksoz ka zgjedhur eksterierin me ngjyrë të zezë ‘Santorini’, set të ri të rrotave ‘RS’ prej 23-inç me ngjyrë të zezë mat dhe goma ‘Continental’ 305x30x23”, disa detaje me ngjyrë të zezë ‘Satin’ në eksterier dhe interier, xhamat e errët, lëkurë cilësore për ulëset, pragjet nga çeliku, ejt., transmeton Koha.net.

Ky Range Rover i Project Kahnit është me kapacitet prej 525 kuajfuqi dhe duket se është versioni me boshtin e zgjatur të rrotave pasi që pasagjerët në pjesën e pasme kanë hapësirë 1.2 metra.

Gjithashtu, ky Range Rover ka edhe ekranin 8-inç në pjesën e pasme dhe çmimi i këtij modeli është 143,999 funte (160,760 euro).

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme