Auto

Përpjekjet që i hapën rrugën autonomisë

Përpjekjet e para për të hequr duart e njeriut nga timoni nisën gjatë viteve 1920. Që nga ajo kohë, teknologjia e përdorur për të kontrolluar automobilat autonomë ka përjetuar ndryshime të mëdha, por qëllimet kryesore kanë mbetur të njëjta. Automobilat autonomë shihen si mënyrë për të reduktuar tollovitë në trafik e për të përmirësuar sigurinë në rrugë.

“Auto-Car” ka përzgjedhur disa prej përpjekjeve për të sjellë atë që po konsiderohet se është afër shpërthimit.

Ëndrra amerikane e “Houdina”

Ushtria amerikane kishte demonstruar një trerrotësh, të kontrolluar përmes radios në një bazë ushtarake në Ohio më 1921. Historianët ishin përpjekur që ta cilësonin si automobili i parë autonom, por automjeti nuk i kualifikua si automobil.

Më 1925, “Francis Houdina” ka shfaqur modelin “Chandler” që kontrollohej përmes një telekomande. Prototipi i quajtur “American Wonder” u vozit për shumë kilometra teksa shikuesit e ndoqën nga afër. Edhe pse nuk ishte autonom, automobili u cilësua si i pari tërësisht funksional pa shofer. Edhe pse “Houdina” nuk shiti kurrë automobilat e kontrolluar me radio në publik, kompania inspiroi të tjerët të krijonin prototipa të ngjashëm dhe për t’i demonstruar në vendet tjera në SHBA... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)