Carlos Ghosn, kryetari i gjigantit të automobilave, Nissan, është arrestuar për keqpërdorim financiar, ka njoftuar kompania.
Ghosn, që konsiderohet figurë e njohur në industrinë e automobilizmit, do të shkarkohet nga pozita e tij në kompaninë japoneze, të enjten në një takim të bordit.
Ai është akuzuar për “shumë keqpërdorime financiare”, përfshirë përdorimin e aseteve të kompanisë për qëllime personale.
Nissani ka thënë se aktualisht s’ka detaje tjera për të publikuar.
Nissani është kompania e gjashtë prodhuese më e madhe në botë.
“Jam i dëshpëruar, i indinjuar dhe kam pakënaqësi”, ka thënë shefi ekzekutiv i Nissanit, Hiroto Saikawa, në një konferencë për media, raporton BBC.
Sipas raportimeve, hetimet ishin zgjeruar ndaj Ghosnit qe disa muaj.
Ghosn është edhe kryetar dhe shef ekzekutiv i Renaultit dhe kryetar i Mitsubishi Motors. Menjëherë pas këtij lajmi, aksionet e Renaultit ranë për 13 për qind.