Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Shefi i Nissan-it detyrohet të japë dorëheqje

Hiroto Saikawa, shef ekzekutiv i prodhuesit të makinave Nissan, do të japë dorëheqje javën e ardhshme, për shkak të një skandali me paga.

Njoftimi u bë të hënën pas takimit të bordit të Nissanit.

Saikawa ka qenë nën presion, pasi ka thënë se ka qenë tejet i paguar, në kuadër të një skeme bonusesh.

Edhe pse thuhet se ka përfituar qindra-mijëra dollarë, ai ka mohuar çdo keqbërje.

Kryetari i bordit, Yasushi Kimura, u tha gazetarëve se Saikawa do të largohet më 16 shtator.

Edhe Ghosni përfundimisht largohet nga Renaulti Auto Ghosni përfundimisht largohet nga Renaulti

“Pas diskutimeve të bordit, bordi i ka kërkuar Saikawas të japë dorëheqje nga pozita e shefit ekzekutiv. Saikawa e ka pranuar këtë”, tha Kimura.

Këto janë telashet e fundit që përfshijnë prodhuesin japonez të makinave.

Në nëntor është arrestuar ish-udhëheqësi i kompanisë, Carlos Ghosn.

Ghosn, arkitekt i aleancës Renault-Nissan, përballet me akuza për sjellje të keqe financiare dhe shkelje të besimit.

Edhe Dorëhiqet një nga shefat ekzekutiv të Nissanit pas hetimeve të vazhdueshme në kompani Auto Dorëhiqet një nga shefat ekzekutiv të Nissanit pas hetimeve të vazhdueshme në kompani

Ai mohon çdo keqbërje dhe ka thënë se arrestimi i tij në Japoni ka qenë rezultat i një “komploti dhe tradhtie” kundër tij.

Saga ka hedhur dyshime mbi të ardhmen e aleancës Renault-Nissan dhe perspektivën e kompanisë.