Auto

Konceptet që tregojnë nga po e drejton teknologjia automobilizmin

Konceptet e automobilave kanë qenë element kryesor i peizazhit të automobilizmit për shumë dekada.

Autoprodhuesit i kanë përdorur konceptet për të joshur interesat e klientëve potencialë, por edhe për të treguar teknologjinë e veçoritë e reja, që shpresojnë t’i shpalosin në modelet e prodhuara më vonë. Kjo sigurisht kishte ndodhur me “Buick Y-Job 1938”, një nga konceptet e para të botës.

“Y-Job” kishte një grilë vertikale si ujëvarë që ishte shenjë sinjalizuese e brendit të “Buickut” për dekada dhe më e rëndësishmja, ndihmoi të prezantonte veçori – si xhamat elektronikë, kulmin që lëviz vetë dhe veçori të tjera që u bënë të zakonshme në modelet e prodhuara. Ftesat nuk u ndalën në vitet ‘30. Edhe autoprodhuesit e rinj, por edhe ata tradicionalë prezantuan konceptet e së ardhmes vazhdimisht. Disa nga to pritet të shpalosen edhe në panairin “Los Angeles Auto Show”, që mbahet nga fundi i nëntorit e në javën e parë të dhjetorit. Mbetet ekspozita e fundit e vitit, shkruan Koha Ditore.

“CNBC” ka rishikuar disa nga konceptet më interesante të automobilave në botë dhe teknologjinë e veçoritë që i dallojnë.

“Buick Enspire”

Teksa “Tesla Model Y” mund të marrë të gjithë titujt kryesorë të medieve, brendi “Buick” i “General Motorsit” shpalosi konceptin “Enspire” në panairin e sivjetmë të Pekinit. Kompania, që është e famshme në Kinë, ka dizajnuar edhe motorin elektrik me 550 kuajfuqi e që ia mundëson modelit “Enspire” të arrijë përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë për vetëm katër sekonda, më shpejt se çdo model tjetër “Buick”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)