Gjenerata e tretë e Series 1 e BMW-së do të vijë me një platformë të re mekanike të lehtë.
Gjenerata e re, po ashtu, do të ofrojë më shumë hapësirë për pasagjerët, falë platformës së re.
Në fotografitë e publikuara ku shihet ky Hatchback i ri, duket se përmasat e tij janë disi të ndryshme dhe se BMW Series 1 do të duket më shumë si një siluetë ndaj rivalit Mercedes A Class.
{gallery}
Sa i përket motorit, gjenerata e re e Series 1 do të përfshijë motorët benzinë dhe dizelë (1.5 deri 2.0-litër) me tre dhe katër cilindra, transmeton KosovaPress. Përveç kësaj, priten të paktën dy versione hibride, njëra prej të cilave do të jetë plug-in me autonomi prej 50 kilometra. Në krye të ofertës do të ketë edhe versione sportive, si M130i xDrive dhe M140i xDrive, të cilat gjithashtu do të vijnë me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.
Seria e re BMW 1 do të shfaqet në një nga panairet e mëdha të veturave në vitin 2019, ndoshta në muajin mars në panairin e Gjenevës.