Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zyrtari që u bë shkas që Kurti të vetizolohej rezulton negativ

Foto: Alban Bujari / Koha

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nesër do të dalë nga vetizolimi.

Zyrtari i Ministrisë së Integrimeve, i cili u bë shkas që Kurti të vetizolohej sot, ka rezultuar negativ.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu për KOHËN.

Sot janë vetizoluar të dy kabinetet, ai i Qeverisë në detyrë dhe i Ministrisë së Integrimeve.

“Rastet e tilla si sot, duhet të na ftojnë për vëmendje, përkujdesje dhe në zbatimin e masave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të ekspertëve mjekësorë”, ka thënë Kryeziu.