Në hapësirat jashtë qytetit të Pejës, në lokacionin e quajtur Zagërrme, Komuna e Pejës ka siguruar një zonë për sistemimin e bizneseve që merren vetëm me industrinë e drurit,s hkruan sot Koha Ditore.
Vitin e kaluar Komuna ka dhënë në shfrytëzim disa hapësira komunale ku kanë nisur të vendosen bizneset e kësaj fushe, kurse për gjashtë ngastrat e tjera komunale, me sipërfaqe prej 60 deri në 80 ari tokë, kanë qenë procedurat në zhvillim. Dy prej këtyre të fundit kanë pasur të dilnin për shqyrtim dhe miratim në takimin e Kuvendit Komunal në muajin dhjetor, por asnjëra prej tyre nuk ishte sjellë. Kryetari i Komisionit Komunal për dhënie të tokës komunale në shfrytëzim, Jeton Abazaj, njëherësh edhe drejtor i Financave, thotë se dy prej tyre kanë pasur të jepeshin në takimin e kuvendit në dhjetor, por, siç thotë ai, ato nuk janë sjellë për shkak të neglizhencës së stafit të Drejtorisë për Çështje Pronësore Juridike.
(më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Bizneset që morën tokën komunale në shfrytëzim ndihen të mashtruara nga Komuna e Pejës
-
6 bizneseve në Pejë u jepen në shfrytëzim 3 hektarë e gjysmë për 45 vjet
-
Prokuroria në Pejë ua kërkon komunave listat e pronave të uzurpuara
-
Mbi dy mijë prona komunale të uzurpuara në Pejë
-
Konstatimet e Auditorit për pronat me qira, tendencioze për Komunën e Pejës