Sot gjatë ditës deputeti i Vetëvendosjes Liburn Aliu, Drejtuesi i Komitetit për Industri, Nazmi Mikullovci dhe këshilltari për çështje ligjore, Blerim Sallahu, vizituan në ambientet ku po mbajnë grevën e përgjithshme punëtorët e Trepçës në Stantërg, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.
Deputeti Aliu midis të tjerave u tha punëtorëve grevistë se ne pajtohemi me kërkesat e tyre dhe gjithashtu nuk pajtohemi me Ligjin aktual për Trepçën as me projektstatutin e miratuar nga Qeveria.
Ne e përkrahim kërkesën e sindikatës që të ndryshohet Ligji për Trepçën dhe të hartohet statuti i ri duke përfshirë një nga një, kërkesat e punëtorëve.
Artikuj të ngjashëm