Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Inspektorati i Tregut të ministrisë kanë inspektuar sot disa markete me qëllim të inspektimit të çmimeve të produkteve që shiten në tregun e Kosovës.
Të shoqëruar nga gazetarët, ata inspektuan çmimet në supermarketin ETC dhe në Super Viva, ku nuk rezultoi ndonjë parregullsi në çmime, transmeton ksp.
Me këtë rast, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Gashi, tha se është i kënaqur që nga inspektimet e bëra nuk janë gjetur produkte të cilat kanë çmime tjera në vendin e vendosjes me atë në arkë.
Sipas tij, kjo tregon se janë vetëdijesuar edhe bizneset.
"Sot bashkë me ju, MTI dhe Inspektorati i Tregut të Ministrisë në vazhdën e aktiviteteve tona, inspektimeve tona, me qëllim të zbatimit në përpikëri të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, kemi marrë vendim për te dalë në inspektime të jashtëzakonshme, si në Prishtinë, por njëkohësisht kemi kërkuar edhe inspektorate tjera komunale, me qëllim që të marrin inspektime të jashtëzakonshme dhe në fokus ka qenë inspektimi i çmimeve të produkteve të cilat shiten në tregun e Republikës të Kosovës ", tha Shala.
-
MTI-ja inspekton dyqanet për të parë nëse ka mallra të kontrabanduara
-
Inspektori Jashari: Kemi pranuar ankesa për ngritjen e çmimeve të produkteve të ëmbëlsirave
-
Inspektorati i tregut në aksion për verifikim të çmimeve, masa ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit
-
Inspektime nëpër markete, zbulohen mospërputhje mes çmimeve në arkë dhe në rafte
-
Ministria e Industrisë: Disa operatorë mashtruan me çmime, shkeljet u adresuan