Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letra urimi nga kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit të Austrisë dhe nga Kryetari i Parlamentit të Suedisë, me rastin e zgjedhjes së saj në krye të Kuvendit.
Në letrën e tij dërguar kryetares Osmani, Wolfgang Sobotoka ka potencuar rolin mbështetës të Austrisë në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Siç njofton kumtesa nga Kuvendi i Kosovës, ai ka theksuar se ndër vite është ndërtuar një bazë shumë e mirë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe këto marrëdhënie duhet fuqizuar edhe më tej.
Ndërkaq kryetari i Parlamentit të Suedisë, Andreas Norlén, e ka vlerësuar lart bashkëpunimin e Suedisë me Kosovën në të gjitha fushat që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Ai i ka bërë ftesë kryetares së Kuvendit për një vizitë zyrtare në Parlamentin e Suedisë, në një kohë të afërt.
-
Osmani kërkon nga Suedia ta mbështesë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE
-
Osmani uron Suedinë: Presim bashkëpunim për ta sjellë Kosovën më afër BE-së
-
Osmani merr mbështetje nga Austria për anëtarësim në organizata dhe për liberalizimin e vizave
-
Osmani pret nga Austria dhe Sllovenia ta përkrahin Kosovën si shtet kandidat në BE
-
Osmani do t’i adresohet të mërkurën Parlamentit Evropian