Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, zyrtarisht ka nominuar Christopher Hillin për ambasador në Serbi.
Hill u tërhoq nga shërbimi i jashtëm më 2010 pasi shërbeu si ambasador në Irak. Gjatë karrierës së tij, ai ndihmoi në negocimin e një zgjidhjeje paqësore më 1995 për t'i dhënë fund luftës në Bosnje dhe ishte kreu i delegacionit amerikan më 2003 në bisedimet me gjashtë vende që kishin për qëllim të bindnin Korenë e Veriut të hiqte dorë programin e tij bërthamor. Hill ishte ambasadori amerikan në Maqedoni, Poloni dhe Korenë e Jugut si dhe i dërguar special në Kosovë. Ai u emërua si ndihmës sekretar shteti për çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit gjatë administratës së George W. Bush.
Duke u nisur nga kontributi i tij i mëhershëm për tejkalimin e krizës në Ballkan, në Serbi po e konsiderojnë si një diplomat tejet të fuqishëm.
-
Serbia vlerëson se Kosova është mision i “buldozer-diplomatit” Hill
-
Christopher Hill të enjten merr detyrën e ambasadorit të SHBA-së në Serbi
-
Hill: Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën
-
“Pushtimi” amerikan në Ballkan – Kush janë pesë të dërguarit e Bidenit?
-
Serwer: Hill në Serbi, ambasador serioz por pa sukses të garantuar