Cristopher Hill të enjten do të marrë zyrtarisht detyrën e ambasadorit të ri të SHBA-së në Serbi.
Hill do t’ia dorëzojë kredencialet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton “B92”.
Sipas njoftimit të Presidencës së Serbisë, Vuçiqi, do t’i pranojë kredencialet të enjten nga dy ambasadorë të rinj, nga Hilli dhe po ashtu nga ambasadori i ri i Brazilit, Josea Mauro da Fonseca Costa.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka emëruar më 15 tetor Hillin si ambasador të ri në Serbi.
Ai do ta zëvendësojë Anthony Godfreyn.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiqi takohet me Hillin, temë edhe Kosova
-
Zyrtare: Biden nominon Christopher Hillin për ambasador në Serbi
-
Christopher R. Hill ka mundësi të emërohet ambasador në Serbi
-
Shihet i vështirë tejkalimi i ngërçit në dialog
-
Hill s’pajtohet se ka shkelje të marrëveshjes nga Serbia, thotë se procesi është shumë më i ndërlikuar