Një delegacion i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, qëndroi për një vizitë në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror me ç’rast u prit nga menaxhmenti i këtij institucioni.
Delegacioni i Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, i cili ishte në përbërje nga zyrtari ekonomik Mathew Briggs si dhe Dren Pozhegu këshilltar ekonomik, u njoftua më për së afërmi me punën e ASHNA-së, sukseset dhe sfidat si dhe projektet zhvillimore.
Fokus i këtij takimi ishin projektet e planifikuara në planin afatshkurtër dhe planin afatgjatë të realizimit nga ASHNA, me ç’rast, Mathew Briggs, përgëzoi menaxhmentin e ASHNA-së, për përkushtimin në sigurinë e ofrimit të shërbimeve të navigimit ajror.
Artikuj të ngjashëm
-
Haxhiu diskuton për sigurinë në takim me përfaqësuesin e përhershëm të SHBA-së në NATO
-
Ambasadori i SHBA-së në NATO viziton Kosovën, policia njofton për qarkullimin rrugor
-
DASH-i paralajmëron për rreziqe të shtuara sigurie, objektet diplomatike në shënjestër
-
Haradinaj në Petangon: Tani është koha e duhur për anëtarësimin e Kosovës në NATO
-
Hamza në Washington: Mbështetja amerikane, jetike për anëtarësimin në NATO dhe BE