Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri i Brendshëm vizitoi Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror

Prishtinë, 25 maj - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB), Bejtush Gashi me bashkëpunëtorët, ka vizituar sot Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), ku është pritur nga drejtori saj, Bahri Nuredini.

Sipas njoftimit për media, gjatë këtij takimi, drejtori Nuredini e njoftoi ministrin Gashi për planet dhe projektet e zhvillimit të ASHNA-së, me theks të veçantë mbi gjendjen e sigurisë së operimeve. Po ashtu u theksua se siguria e operimeve është në nivelin e duhur.

Ministri i MPB-së vizitoi edhe kullën e trafikut ajror, ku u njoftua më për së afërmi me punën që zhvillohet në ASHNA. Kjo ishte vizita e parë e tij në ASHNA, në cilësinë e ministrit të MPB-së.