Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon dëshminë ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi. Ai po i përgjigjet pyetjeve të avokates së Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra.
Ajo ia lexoj Zyrapit një deklaratë të Sylejman Selimit gjatë një mbledhje të mbajtur 3 muaj pas ristrukturimit të UÇK-së që ndodhi në nëntor të vitit 1998, ku Selimi shprehet i pakënaqur me pozitën e Krasniqit si zëvendëskomandant.
“Sylejman Selimi ka thënë: Jakup Krasniqi, me gjithë respektin që kam, nuk e ka merituar postin si zëvendëskomandant. E as Sokol Bashota nuk e meriton këtë pozitë, nëse kjo nuk ndërron unë nuk do t’u raportoj atyre”, ka thënë avokatja Alagendra.
Këtë deklarim e konfirmoj edhe Zyrapi, i cili tha se e mban mend.
-
Avokatja Alagendra: Selimi nuk e pranoi Krasniqin për zv.komandant
-
Mbrojtja e Krasniqit akuzon Zyrapin se “gënjeu për ta shpëtuar lëkurën”
-
Zyrapi: Shtabi i Përgjithshëm s’ka arritur t’i plotësojë të gjitha kapacitetet e nevojshme
-
Zyrapi: Deri në nëntorin e ‘98-s UÇK-ja s’pati inspektor të përgjithshëm e as Shtabi s’pati strukturë
-
Mbrojtja: Nuk kishte polici të UÇK-së nën komandën e Selimit