Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zyra mobile për shërbime juridike falas

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ, ka shtrirë nga kjo javë shërbimet e saj edhe në Komunën e Deçanit dhe atë të Istogut me zyrat e hapura mobile për ofrimin e shërbimeve juridike falas për të gjithë qytetarët e këtyre dy komunave, të cilët nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare.

Zyrat mobile në këto dy komuna janë të hapura të martën dhe të mërkurën në Istog, në Shtëpinë e Kulturës, kurse të enjten dhe të premten në Deçan në objektin e Komunës së Deçanit.

“Ky është një projekt i parë që po realizohet edhe në Istog dhe Deçan. Do të merren të gjitha masat edhe për vetëdijesimin e qytetarëve për shfrytëzimin e këtyre shërbimeve, pasi ka nevojë dhe do të ketë mjaft kërkesa prej qytetarëve për këto shërbime”, deklaroi të premten për “Kohën Ditore”, Anita Alaj-Kalanderi, drejtoreshë e Departamentit për Shërbime Juridike Falas në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas.

Sipas saj, ky është nj pilotprojekt, nga i cili qytetarët që i plotësojnë kriteret, pra që janë me kushte të vështira ekonomike e financiare, do të përfitojnë këto shërbime juridike falas në lëmin civil, penal, administrativ dhe kundërvajtës. (Artikullin e plot mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm