Klinë, 8 mars – Organizata joqeveritare “KOHA”, në Klinë, që monitoron punën e institucioneve komunale të Klinës, ka publikuar të martën një raport të monitorimit për vitin e kaluar të kësaj komune mbi të hyrat financiare, investimet kapitale, si dhe infrastrukturën fizike në të cilën veprojnë disa nga njësitë vartëse të Komunës së Klinës.
Ndër të tjera, sipas OJQ “KOHA”, Zyra e kryetarit të Komunës së Klinës ka shpenzuar 88 mijë e 796 euro në kategoritë e mallrave dhe shërbimeve dhe subvencioneve dhe transferimeve, ndonëse Rregullorja komunale për subvencione dhe transferime, e miratuar në Kuvendin e Komunës së Klinës në qershor 2015, ende nuk ka pranuar ligjshmërinë nga ministritë e nivelit qendror, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“OJQ ‘KOHA’ ka kontaktuar me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministrinë e Financave, mirëpo asnjëra nga këto dy ministri nuk ka dhënë përgjigje nëse kjo rregullore është e ligjshme apo jo.
Zyrtarët komunalë kanë deklaruar se nëse rregulloret, pas një afati prej 15 ditësh të miratimit të tyre, nuk pranojnë ligjshmërinë nga niveli qendror i qeverisjes atëherë të njëjtat mund të zbatohen”, thotë koordinatori i projekteve të kësaj OJQ-je, Elbasan Racaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.