Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zyba: Qeveria qendrore refuzon kërkesën tonë për bashkëpunim kundër zhurmës

Inspektorati i Prishtinës është i vendosur të vazhdojë me aksione kundër zhurmës nga lokalet.

Sali Zyba, në një intervistë për emisionin “038”, ka thënë se pas mesnatës janë të shumta thirrjet që marrin nga qytetarët për prishje të rendit.

Ai ka thënë se do të vazhdojnë këtë aksion për tw cilin nuk kanw përkrahje nga qeveria qendrore.

“Inspektorët e nivelit qendror kanë refuzuar të marrin pjesë nëpër këto aksione, duke u arsyetuar se nuk kanë kapacitete të mjaftueshme edhe pse kjo çështje është edhe përgjegjësi e tyre”, ka thënë Zyba.

Kryeinspektori ka shtuar se bashkë me policinë po largojnë edhe shitësit ambulantë nga qendra e qytetit. Për më shumë ndiqni emisionin “038” me fillim nga ora 20:00.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm