Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zv/kryeministri Rakiq me disa ambasadorë vizituan veriun e Kosovës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Rakiq, së bashku me ambasadorin e Norvegjisë, z. Jens Erik Grøndahl dhe shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, z. Jan Braathu, vizituan sot veriun e Kosovës.

Me këtë rast, zyrtarët vizituan Mitrovicën e Veriut, fabrikën "Javor New" në Zubin Potok dhe Liqenin e Gazivodës së bashku me kryetarët e komunave Sërgjan Vuloviq, Vuçin Jankoviq, Zoran Todiq, Sërgjan Popoviq dhe u.d. të kryetarit të Komunës, Aleksandar Spiriq.

Gjatë vizitës ata biseduan për bashkëpunimin e ardhshëm dhe masat ekonomike që do të merren për të lehtësuar krizën e shkaktuar nga pandemia e COVID 19, thuhet në njoftimin për media të zyrës së zëvendëskryeministrit Goran Rakiq.

{gallery}