Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rakiq dhe Abbott vizituan komunat në veri, theksohet nevoja e përmirësimit të bashkëpunimit

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Rakiq, së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë,Nicholas Abbott, vizituan Mitrovicën e Veriut dhe u takuan me udhëheqjen e re të kësaj vetëqeverisje lokale, të kryesuar nga kryetari i Komunës, Milan Radojeviq.

Në takim morën pjesë gjithashtu kryetarët e komunave të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit dhe nënkryetaren e komunës së Mitrovicës së Veriut, Adrijana Hodxhiq.

Takimi u përqendrua në çështjet aktuale politike, projektet e ardhshme, punësimin e të rinjve dhe rimëkëmbjen pas pandemisë.

Bashkëbiseduesit kanë të njëjtin mendim se në të ardhmen bashkëpunimi duhet të përmirësohet për hir të një cilësie më të mirë të jetës për qytetarët, si në komunat në veri ashtu edhe në të gjitha komunat në mbarë Kosovën.