Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, me të cilin bisedoi për zhvillimet në fushën e arsimit dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në këtë sektor, me theks Arsimin dhe Aftësimin Profesional.
Ministri ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen që Zvicra ka bërë në shtetndërtimin e Kosovës, e në veçanti në reformimin e sistemit të arsimit, njëherësh shtroi nevojën e mbështetjes së mëtutjeshme.
“Ne kemi nevojë për përkrahjen tuaj, sidomos në ngritjen e cilësisë dhe zhvillimin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional , të përvetësojmë modelet tuaja të zhvillimit të mësimit dual, përkatësisht ndërlidhjen e mësimit teorik dhe praktik”, tha Bytyqi.
Në vazhdim, ministri tha se na mungon një shtrirje adekuate e shkollave profesionale në rajone, e që po e vështirëson zhvillimin e punës praktike të nxënësve, por edhe zhvillimi i profileve të reja, adekuat me nevojat e tregut të punës.
Ndërsa, ambasadori Jean-Hubert Lebet, ndër tjera tha se Zvicra do të vazhdojë që ta mbështesë zhvillimin e Kosovës, zhvillimin e arsimit, sidomos zhvillimin e arsimit profesional. “Ju keni nevojë për një arsim që do të mundësojë punësimin e të rinjve që ata të mos orientohen në migrim, por që shanset e tyre t’i kërkojnë dhe krijojnë në Kosovë”, tha ambasadori Lebet, ndërsa theksoi se tashmë e kemi hartuar një strategji të re e cila do të zbatohet deri në vitin 2020.
Ministri Bytyqi, gjithashtu theksoi angazhimin e MAShT-it që nga klasa 6-9 të identifikojë nxënësit të cilët do të orientohen në arsimin e mesëm profesional apo atë të përgjithshëm.
-
Avokati i Popullit: Fëmijët e shurdhër përballen me pengesa serioze për arsim cilësor
-
Mbahet Dialogu Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë, nënshkruhen dy memorandume
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
Zvicra kërkon ndihmën e profesorit të Institutit të Teknologjisë në Cyrih
-
Ambasadori francez: Për ta mbështetur Kosovën duhen institucione që funksionojnë mirë