Qeveria e Zvicrës ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga retorikat apo veprimet që mund të nxisin më tej situatën, pas tensioneve të fundit në veri.
Përmes një shkrimi në Twitter të martën, Zvicra ka theksuar se KFOR-i e EULEX-i janë çelësi për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në veri.
“Serbia dhe Kosova: U bëjmë thirrje edhe një herë të gjitha palëve të përfshira që të përmbahen nga retorika apo veprimet që mund të ndezin më tej situatën. KFOR-i dhe EULEX-i janë çelësi për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së komuniteteve lokale në veri të Kosovës”, ka shkruar Departamenti Federal i Punëve të Jashtme për Politikën e Jashtme Zvicerane dhe zhvillimet globale.
Veriu i Kosovës ka ngelur i bllokuar nga 9 dhjetori, kur serbët për ta kundërshtuar arrestimin e ish-policin Dejan Pantiq, vendosen mbi 13 barrikada në lokacione të ndryshme në veri. Pantiqi po dyshohet se organizoi sulmet ndaj komisioneve komunale zgjedhore.
Gjatë ditës së hënë, Bashkimi Evropian (BE) dhe KFOR-i kanë kërkuar që të hiqen barrikadat në veri.
-
Vuçiqi pas marrëveshjes për reduktim të Policisë në veri: Po kërkohen arsye për ta fajësuar Serbinë
-
Adresohen thirrje për shtensionim - 30 ushtarë të KFOR-it të lënduar, tre me armë zjarri
-
Borrell: Kosova ta tërheqë Policinë nga ndërtesat e komunave në veri
-
Franca: Kosova e Serbia t’i kthehen dialogut me qasje kompromisi
-
KFOR-i fton palët të përmbahen nga veprimet që nxisin tensione