Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zvarritja në zgjedhjen e disa profesorëve rrezikon mbylljen e shumë programeve në UP

Universiteti i Prishtinës, në mungesë kuadri, rrezikon të mbetet pa akreditimin dhe riakreditimin e shumë programeve nëpër fakultete të ndryshme.

Dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, ka kritikuar vonesat e konkursit për pranimin e stafit të brendshëm, i cili është hapur qysh në nëntor të vitit të kaluar, por që ende është në procedurë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Fakultetin e Filologjisë nuk është asnjë program në proces të akreditimit, megjithatë, ka mungesë për dy profesorë shkence.

Dekanja e këtij fakulteti bën thirrje që çështja e zgjidhjes së profesorëve të përshpejtohet ngase sipas saj, për dy vende të lira pune duhet të pritet me muaj të tërë.

Sipas vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, çdo program duhet t’i ketë tre bartës të shkencës me të cilët do të arsyetohej programi ose vazhdimësia e tij.

Ndërkaq rektori i këtij universiteti, Marjan Demaj, tha se nuk varet asgjë prej tyre sa i përket mos-zgjidhjes së kuadrit. Shqetësim tjetër i ngritur është moslejimi i hapjes së konkursit nga ana e Ministrisë së Financave për punëtorë të administratës, të cilët ose janë pensionuar ose kanë vdekur, gjë që ka shkurtuar numrin e stafit.

Afati i fundit kur UP-ja duhet ta ketë të kompletuar stafin është 1 qershori.


Zvarritja në zgjedhjen e disa profesorëve... by kohanet