Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zvarritet zbatimi i planit për trajtim të mbeturinave

Organizata për mbrojtjen e ambientit “Gjethi” nëpërmjet një komunikate sërish ka reaguar ndaj deponive pa leje të mbeturinave të cilat po krijohen vend e pavend në territorin e Komunës së Kaçanikut. Aktivistët e kësaj OJQ-je po vazhdojnë ta monitorojnë punën e institucioneve publike, andaj sa i përket çështjes së menaxhimit të mbeturinave Komuna e Kaçanikut ka ngecur mjaft shumë.

Sipas kësaj OJQ-je, zyrtarët komunalë shpeshherë deklarohen se po punohet në menaxhimin sa më të mirë të mbeturinave, mirëpo rezultatet po vazhdojnë të mbesin të njëjta që nga vitet e kaluar.

“Me ardhjen e pranverës po dalin në pah edhe shumë probleme që janë grumbulluar me muaj të tërë, por shihet që ende nuk ka ndonjë plan apo strategji që të tejkalohen dhe të zgjidhen njëherë e përgjithmonë çështja e mbeturinave. Fotot tona të publikuara janë të sakta dhe janë marrë nga aktivistët tanë në rrugën që shkon nga Kaçaniku për në fshatin Llanishtë”, thuhet në komunikatën e OJQ “Gjethi”.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)