Administrata lokale e Gjilanit dështon në krijimin e hapësirave për grumbullim mbetjesh. Qeverisja lokale ende s’e ka caktuar një lokacion për mbeturinat inerte, e cila do të shërbente si deponi dhe e cila do të ishte nën menaxhimin e organeve komunale.
Moscaktimi i lokacionit ka sjellë pasoja edhe për ambientin ku qytetarët hedhin mbeturinat inerte në zonat e banuara, në afërsi të lumenjve, në afërsi të rrugëve malore dhe në lokacione të tjera, shkruan sot Koha Ditore.
E komunarët pohojnë se ata nuk mund t’i ndëshkojnë qytetarët, të cilët hedhin mbeturina inerte meqë ata deri tashti nuk kanë caktuar një lokacion për to. Thonë se këtë vit ata do të nisin procedurat për caktimin e lokacionit, të cilat duhet të kalojnë për miratim në Kuvendin Komunal.
(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
Caktohet lokacioni i deponisë për mbeturinat inerte në Deçan
-
Banorët e fshatit Kmetovc ankohen për mbeturinat inerte
-
Kuvendi i Gjilanit në tension, s’ka zgjidhje për lokacion të varrezave
-
Opozita kundërshton hapësirën të cilën Komuna e Gjilanit e përcaktoi për varreza
-
Dështon rregullimi i vendpritjeve për udhëtarët në Gjilan