Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zvarritet projekti për qoshqet e reja

Ka më shumë se një vit që kur Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar vendimin dhe Rregulloren për qoshqet e reja në Prishtinë, por ato ende nuk duken kund.

Opozita e ka akuzuar ekzekutivin e Komunës për mosefikasitet në punë, dhe dështim të realizimit të projekteve të parapara, duke thënë se rasti me qoshqet është vetëm njëri nga faktet që e dëshmon një gjë të këtillë, shkruan sot Koha Ditore.

Agim Gashi, nga partia më e madhe opozitare në Komunë, LDK-ja ka thënë se as opozita nuk ka ndonjë informatë se çfarë ka ndodhur me realizimin e këtij projekti, sepse sipas tij, për të nuk është raportuar më asnjëherë as në Kuvend.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm