Komuna e Prishtinës ka dështuar të miratonte Kornizën afatmesme të shpenzimeve (KASH) për dy vjetët e ardhshëm, sipas afatit ligjor, të përcaktuar nga Ministria e Financave, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo, për faktin se Prishtina nuk e ka dërguar madje as për shqyrtim, e lëre më ta miratonte dokumentin e KASH-it, thonë përfaqësues të opozitës në KK të Prishtinës. Ndërsa përfaqësues të opozitës kanë thënë se nuk është hera e parë që Komuna shkel afatet ligjore për miratimin e KASH-it, njërin ndër dokumentet më të rëndësishme buxhetore dhe funksionale për institucionin.
Ndërkohë që sipas Qarkores buxhetore të Ministrisë së Financave, ky dokument do të duhej të miratohej në KK më së largu deri më 30 qershor.
Miratimi i këtij dokumenti është obligim ligjor për organizatat buxhetore, qendrore dhe lokale, pasi që përmes tij përcaktohen parashikimet e kufijve buxhetorë për tre vjetët e ardhshëm... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
INPO: Prishtina sërish dështon ta miratojë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve
-
INPO: Komuna e Prishtinës cenon miratimin e Kornizës Afatmesme
-
INPO: Komuna e Prishtinës vazhdon të injorojë obligimet ligjore
-
Opozita kritikon qeverinë për shkelje të afatit ligjor lidhur me Buxhetin 2027
-
Hoti: Qeveria po shkel ligjin, nuk e miratoi projektbuxhetin për vitin 2027 brenda afatit