Qeverisja komunale e Prishtinës është kritikuar ashpër nga opozita pas publikimit të Raportit të Auditimit për punën e këtij institucioni të bërë gjatë vitit 2016, ndërkohë që drejtues të Komunës kanë gjetur vend për t’u vetëlavdëruar me përmbajtjen e këtij raporti, shkruan sot Koha Ditore.
Auditori i përgjithshëm ka evidentuar një sërë shkeljesh ligjore dhe procedurale të bëra nga Komuna e Prishtinës, gjatë vitit të kaluar, siç është ndërrimi i destinimit të shpenzimeve buxhetore, mungesa e evidencave për shpenzimet, shpërputhje në pagesa midis lejeve të dhëna për objekte dhe tatimit në pronë që paguhet për to, etj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAgim Gashi, kryesues i grupit parlamentar të partisë më të madhe opozitare në Komunën e Prishtinës, LDK, ka thënë se Raporti ka nxjerrë në sipërfaqe të meta të mëdha të punës së Ekzekutivit, si dhe shkeljet, siç janë punësimet e paligjshme me kontratë mbi vepër.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.