Asnjëri nga 5 projektet e mëdha që Komuna e Prishtinës i pati prezantuar në Konferencën e Investitorëve, në nëntor të vitit të kaluar, nuk është as afër nisjes së implementimit, shkruan sot Koha Ditore.
Ndonëse, kanë kaluar 5 muaj, drejtues të Komunës së Prishtinës tashti arsyetohen se projektet duhet të dalin një nga një në Komisionin ndërministror për partneritet publik-privat, shkruan sot “Koha Ditore”. Prandaj kjo gjë edhe kërkon kohë për miratimin e tyre, e pastaj vijnë procedurat e tjera.
Ndërsa, për së paku njërin nga këto projekte, ishte premtuar se tenderi do të hapej në fund të vitit të kaluar, por as kjo gjë nuk ka ndodhur deri tashti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Në Prishtinë dështon shpallja e interesit për investitorët privatë
-
Komuna e Prishtinës dështon në shpalljen e interesit për projektet kapitale
-
Tenderimi i punimeve për sivjet, mungojnë projektet e mëdha të fushatës
-
Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren ende jofunksional
-
Prishtina vonon gati tre muaj rezultatet për përkrahjen e ngjarjeve kulturore