Komuna e Prishtinës deri tashti nuk e ka shpallur interesin për projektet e mëdha kapitale, të prezantuara në Konferencën e Investitorëve në dhjetor të vitit të kaluar e ku si afate optimale për inicimin e zhvillimit të tyre ishte dhënë fillimi i këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.
Tetë muaj mbrapa, Komuna ka dështuar të shpallte interesin për investitorët privatë, qoftë edhe për njërin nga këto pesë projekte.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas asaj që ishte prezantuar në Konferencën e Investitorëve, pesë projektet e mëdha kapitale, së bashku arrinin shumën e investimeve deri në 100 milionë euro dhe ato janë paraqitur para biznesmenëve dhe përfaqësuesve të bankave në Kosovë si projekte, që do të jepeshin për investime përmes partneritetit publiko-privat.
(Tekstin e plotë sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.