Komuna e Prishtinës ia kishte dedikuar mbi 7.5 milionë euro të buxhetit Drejtorisë më të rëndësishme të saj - Investimeve kapitale, por kjo e fundit përgjatë muajve të deritashëm të këtij viti ka dështuar ta kryente implementimin e projekteve që i janë besuar për këtë vit, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Koha ditore” ka siguruar një dokument zyrtar buxhetor të Komunës së Prishtinës, në të cilin dëshmohet se Drejtoria e Investimeve Kapitale, deri në shtator kishte shpenzuar vetëm 11 për qind të buxhetit të përgjithshëm vjetor të saj.
Nga 12 projekte të mëdha kapitale, që ishin planifikuar të implementoheshin sivjet në kryeqytet, investime janë bërë në vetëm katër prej tyre pjesërisht.
Kështu, rezulton se vetëm 821 mijë euro janë shpenzuar gjithsej, deri në muajin shtator, nga buxheti i arkës prej 7 milionë e gjysmë eurosh që i kishte kjo drejtori, vetëm për projekte kapitale. Ndërsa, janë zotuar edhe 200 mijë euro të tjera... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Shumë komuna s’e realizuan as gjysmën e buxhetit për projekte
-
Kritikohet Komuna e Prishtinës për mosrealizimin e projekteve kapitale
-
Ahmeti kritikohet për nivelin e ulët të shpenzimeve në investime kapitale
-
Prizreni për investime kapitale shpenzon 6 milionë euro më pak nga planifikimi
-
INPO: Paaftësia e Komunës së Prishtinës - i lë të pashpenzuara rreth 30 milionë € për investime kapitale