Pesëdhjetë e tetë milionë euro për investime kapitale ka në dispozicion Komuna e Prishtinës gjatë këtij viti.
Por, për gjashtë muaj, ky dikaster i kryeqytetit, sipas raportit financiar të komunës, ka shpenzuar vetëm katër milionë euro nga kjo kategori.
Nivelin e ulët të shpenzimeve për investime kapitale, kryetari Shpend Ahmeti, e arsyeton me dëmet që ka shkaktuar pandemia COVID-19, raporton KOHA.
Mirëpo, opozita vlerëson se pamundësia për të shpenzuar buxhetin sipas planifikimeve, është problem që e ka përcjellë komunën edhe viteve të kaluara dhe jo vetëm gjatë pandemisë.
Lëvizja Vetëvendosje e kritikon kryetarin Ahmeti për menaxhim të dobët të projekteve.
Edhe
Qeverisja e Ahmetit në Prishtinë me raport të dobët financiar
Kurse, Lidhja Demokratike e Kosovës e vlerëson shqetësuese ngecjen në investimet kapitale.
Raporti financiar për tremujorin e dytë, i cili është diskutuar në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, tregon edhe ulje të të hyrave për 50 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
-
Kritika për mos-shpenzim të buxhetit, komuna e Prishtinës arsyetohet me pandeminë
-
Ahmeti kritikohet për keqmenaxhim me Prishtinën, nga 49 milionë euro u shpenzuan vetëm 9
-
Komuna kritikohet që për 3 muaj shpenzoi vetëm 9.5 milionë euro në investime kapitale
-
Qeveria Kurti me nivelin më të ulët të investimeve kapitale