Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes një komunikate për media, thotë se e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin e shqiptuar ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Zyra e Prokurorit të Specializuar thekson se prokurori Jack Smith do të angazhohet që të ndjekë penalisht të gjitha rastet e frikësimit të dëshmitarëve.
Në komunikatë theksohet se Prokurori Smith do të bëjë gjithçka që është në pushtetin e tij që t’i ndjekë penalisht ata që përpiqen për t’i frikësuar dëshmitarët.
“Aktet dhe deklaratat në këtë lëndë kanë ndodhur në një klimë frikësimi, siç ishin gjetjet e gjykatësve sot”, ka deklaruar Smith.
Gucati e Haradinaj u dënuan të mërkurën me nga 4 vjet e gjysmë burgim për “pengim të drejtësisë”.
-
ZPS-ja mirëpret vendimin e Apelit në çështjen kundër Gucatit e Haradinajt
-
Gjykata Speciale publikon aktgjykimin në gjuhën shqipe ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt
-
Fondi për të Drejtën Humanitare e konsideron të bazuar dënimin e Gucatit e Haradinajt
-
Klinaku: Dënimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt, vendim i padrejtë
-
Specialja sot vendos për Gucatin e Haradinajn