Arbëri

ZPS-ja kërkoi dënim me nga 45 vjet për ish-krerët e UÇK-së, Haxhiu: Padrejtësi e fyerje ndaj viktimave të luftës

Albulena Haxhiu

Foto: Driton Paçarada

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se kërkesa e Prokurorisë për dënim me burg prej 45 vjetësh për secilin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është një akt padrejtësie dhe një fyerje ndaj viktimave shqiptare të luftës.

Në një status në Facebook ka shkruar se kjo nuk ka të bëjë me përpjekje për drejtësi. Sipas saj, kjo është një orvatje prokuroriale për ndëshkim politik dhe selektiv ndaj një lufte të drejtë çlirimtare.

“Serbia ka kryer krime lufte të dokumentuara, vrasje, masakrime, përdhunime seksuale si armë lufte, dëbime masive të popullsisë etj. Këto krime janë të regjistruara dhe dëshmuara nga bota mbarë. E megjithatë Serbia nuk u përball kurrë me drejtësinë në mënyrë serioze. Kriminelët e saj u ricikluan në pushtet, u amnistuan e u privilegjuan”, ka shkruar ajo.

Haxhiu ka thënë se në vend të gjykimit të agresorit, u votua një mekanizëm që sot mundohet ta kriminalizojë rezistencën e popullit.

Ka shkruar se UÇK-JA po trajtohet sikur të ishte shkaku i luftës, e jo përgjigja ndaj terrorit shtetëror serb.

“Ky është shtrembërim i historisë. Të kërkosh aq vite burgim për drejtues e ushtarë të UÇK-së, është tendencë për të zhveshur Kosovën nga e drejta morale e çlirimit dhe tendencë për ta barazuar viktimën me xhelatin”, ka shkruar ajo.

Kryeprorkurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kimberly West, ka kërkuar nga 45 vjet dënim për katër të akuzuarit e rastit më të madh të Dhomave të Specializuara. West i kërkoi Speciales po ashtu që ta marrë parasysh peshën e veprimeve të secilit të akuzuar. 

“Kërkojmë dënimin e personave konkretë pra nuk kërkojmë një dënim për Shtabin e Përgjithshëm, por për persona konkretë. ZPS-ja kërkon aktgjykim dënues për të gjitha pikat e aktakuzës me dënim unik prej 45 vjetësh duke u mbështetur në kontributet individuale të krimeve të bëra ose të kryera nga secili prej personave: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Këto krime janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe janë krime të rënda dhe këto akuza nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës, vazhdojnë të jenë ende shumë të rënda”, tha West.

LVV-ja për kërkesën për 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK-së: Po tentohet të gjykohet akti i çlirimit

1 o. më parë / 9 shk 2026 15:31
Vetevendosje logo

Lëvizja Vetëvendosej ka vlerësuar se kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për dënim me nga 45 vjet burgim për secilin nga ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, është politikë që synon ta përmbysë rendin e së vërtetës dhe jo akt për kërkim drejtësie.

“Jugosllavia e Serbisë së Millosheviqit ka kryer gjenocid në Kosovë. Kjo është e vërteta. UÇK ka luftuar kundër planeve dhe veprimeve gjenocidale duke mbrojtur popullin me gjithë forcën në dispozicion”, thuhet në një reagim të LVV-së. 

Në reagim thuhet se kërkesa e Prokurorisë Speciale për dënime prej 45 vjetësh për secilin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është një kërkesë neutrale drejtësie, por një ndërhyrje politike në regjistrin e kujtesës dhe të historisë. 

“Këtu nuk po gjykohen individë të shkëputur nga konteksti, por po tentohet të gjykohet vetë akti i çlirimit. Ky është një proces që e zhvendos vëmendjen nga agresori te viktima dhe e paraqet rezistencën ndaj okupimit si krim, ndërsa okupimin si sfond të heshtur”, thuhet në reagim.

Kryeprorkurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kimberly West, ka kërkuar nga 45 vjet dënim për katër të akuzuarit e rastit më të madh të Dhomave të Specializuara. West i kërkoi Speciales po ashtu që ta marrë parasysh peshën e veprimeve të secilit të akuzuar. 

Reagimi i plotë: