Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur sot rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Demaj, pasi që i ka uruar detyrën ministrit, është shprehur i gatshëm për bashkëpunim, në mënyrë që reformat të ecin përpara.
Bytyqi theksoi se me të marrë detyrën është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar ngushtë me të gjithë.
Ai theksoi se Universiteti i Prishtinës ka kapacitete të mëdha, me të cilat mund të ndihmojë edhe Ministrinë e Arsimit, por edhe arsimin në përgjithësi, prandaj kërkoi nga rektori Demaj që në bashkëpunim me Ministrinë të përdorin në mënyrën më të mirë potencialin akademik të Universitetit.