Me ftesë të kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami ka marrë pjesë në takimin e organizuar me qëllim diskutimin e sfidave në fushën e pylltarisë, saktësisht mbrojtjen e pyjeve nga dëmtuesit dhe masat institucionale që ndërmarrin këto komuna në këtë drejtim.
Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami në këtë takim ka prezantuar gjendjen e pyjeve në territorin e Komunës së Ferizajt, masat që ka ndërmarr dhe po ndërmarr vazhdimisht qeverisja lokale e udhëhequr nga Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu për të mbrojtur pyjet nga keqbërësit si dhe shkëmbimin e përvojave institucionale mes dy komunave.
Sipas një komunikate, Komuna e Ferizajt dhe Komuna e Suharekës, janë të vendosur në luftimin e dëmtuesve të pyjeve, në territorin/vijën ndarëse mes dy komunave, përkatësisht zonën malore të Maçitevës dhe Budakovës.
Në këtë takim, pjesëmarrës përpos zyrtarëve komunale për mbrojtjen e pyjeve nga Komuna e Suharekës dhe Komuna e Ferizajt ishte edhe drejtori i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e Pyjeve si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës nga Rajoni i Prizrenit.
-
Në Burrnik të Ferizajt vendoset pika e tretë e kontrollit policor për mbrojtjen e pyjeve
-
Tri rrugë malore në Ferizaj nën vëzhgim të policisë për mbrojtje pyjesh
-
Strukturat lokale alarmojnë për dëmtim pyjesh në Suharekë
-
Pyjet publike me monitorim policor 24-orësh
-
Iniciohet hartimi i Planit operativ për ruajtjen e pyjeve dhe mjedisit