Komuna e Ferizajt ka njoftuar se brenda një të ardhmeje të afërt të gjitha pyjet publike do të vëzhgohen edhe nga Policia e Kosovës derisa për këtë projekt Komuna tashmë ka mbajtur takime me udhëheqësit e Policisë së Kosovës.
Me ta është diskutuar se cilat masa mund të merren për mbrojtjen e pyjeve nga dëmtuesit , sidomos në këtë periudhë kohore derisa dëmet janë më të mëdha, shkruan sot Koha Ditore.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se qeverisja e tij është e përkushtuar në zbatimin e politikave të mirëfillta mjedisore, në të cilën pjesë të rëndësishme zë edhe mbrojtja e pyjeve.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Artikuj të ngjashëm
-
Në Burrnik të Ferizajt vendoset pika e tretë e kontrollit policor për mbrojtjen e pyjeve
-
Reagon kryetari i Ferizajt pas sulmit me thikë me 4 të plagosur
-
Aliu e ndalon përdorimin e veturave zyrtare jashtë orarit
-
Kurti pas vizitave në Lipjan e Ferizaj bën thirrje për respektim të masave për parandalimin e koronavirusit
-
Ekzekutivi në Kaçanik mban mbledhje të jashtëzakonshme për mbrojtjen e pyjeve